Garancia

Home » Garancia

Termat dhe kushtet e garancisë

digitech.al ofron shërbimin e garancisë për të gjitha llojet e produkteve që ne tregëtojmë në këtë faqe interneti. Nëse keni sugjerime, vërejtje, apo gjendeni në veshtirësi nga shërbimi i ofruar nga digitech.al, ju lutem mos hezitoni t’i drejtoheni departamentit të Kujdesit ndaj Klientit në kontaktet: 069 88 55 303 ose në email info@digitech.al Më poshtë jepet përshkrimi i shërbimeve të ofruara, garancitë për grupe të ndryshme produktesh. Produktet që Ne tregëtojmë kanë garanci të vlefshme për një periudhë ta caktuar. Disa nga produktet tona kanë periudha të ndryshme garancie për shkak të natyrës së tyre, dhe garancia hyn në fuqi nga data e blerjes fillestare nga konsumatori.

  • Para përdorimit të produktit të blerë sigurohuni të lexoni instruksionet e përdorimit të tij. Montimi dhe përdorimi duhet të jenë sipas tyre.
  • Garancia është e vlefshme vetëm nëse paraqitet fletëgarancia (dokumenti i konformitetit) dhe fatura origjinale si provë e blerjes, ose vërtetimi në të cilin duket qartë data e blerjes, emri i blerësit, numri i modelit dhe numri i serisë së produktit. digitech.al rezervon të drejtën të refuzojë garancinë nëse këto informacione mungojnë ose janë modifikuar pas blerjes fillestare të produktit nga blerësi.
  • Detyrimet e e digitech.al kufizohen deri në riparimin e defektit ose zëvendësimin e pjesës së dëmtuar, ose në zëvendësimi përfundimtar të produktit.
  • Riparimet duhen kryer nga qendra jonë e shërbimit e autorizuar. Garancia do të anullohet nëse një qendër shërbimi e paautorizuar është përpjekur ta riparojë defektin. digitech.al nuk do të jetë përgjegjës për kompensimin e dëmeve, të plotësojë kërkesat dhe të kompensojë dëmin e shkaktuar nga riparimi i paautorizuar.
  • Kjo garanci nuk është e transferueshme. Garancia i takon vetëm blerësit.
  • Garancia nuk vlen për rastet e tjera, veçse për defektet e produkti në prodhim.
  • Ne garantojmë që produkti do të ruaj cilësitë e tij gjatë gjithë kohëzgjatjes së garancisë nëse produkti përdoret sipas instruksioneve shoqëruese.
  • digitech.al siguron funksionimin optimal dhe brenda parametrave të shfaqura në tabelën teknike të pajisjes bazuar në udhëzimet e manualit të përdorimit.
  • Ne garantojmë këshillim profesional dhe asistencë teknike falas gjatë gjithë periudhës së garancisë.
  • Konstatimin pa pagesë të problemit dhe informimin tuaj brenda 3 ditë pune nga momenti i ardhjes së paisjes në servis.
  • Riparimin pa pagesë brenda 1-3 ditë pune nga momenti i konstatimit të problemit.
  • Ne garantojmë që do të riparojë dëmtimet që mund të ketë produkti gjatë periudhës së garancisë.
  • Riparimin pa pagesë brenda 30 ditë pune të çdo pajisje që nevojitet t’i porositet pjesë nga prodhuesi për t’u sjellë në përputhje me funksionimin sipas parametrave të tabelës teknike.
  • Ofrimin pa pagesë të një pajisjeje zëvendësuese në përdorim në rastet kur afati i riparimit zgjat më shumë se 30 ditë pune.
  • Garanci 1 javore për aksesorët shoqërues të pajisjes (bateri, karikues, kabëll, gominë, etj) apo pjesëve të konsumit si (baza e karikimit, filtra, llampe, telekomandë etj).
  • Zëvendësimin e pajisjes me defekt fabrike të paraqitur brenda 72 orëve nga data e blerjes dhe të konstatuar nga teknikët e autorizuar të digitech.al. Kujdes, pajisja duhet të jetë e pa dëmtuar fizikisht.
  • Ne garantojmë zëvendësimin me një produkt të ri ose alternativ (me të njëjtën vlerë) në rast të mos riparimit të difektit të pësuar.
  • Ne garantojmë zëvendësimin me një produkt alternativ (me të njëjtën vlerë) në rastet kur nuk tregtohet më produkti i dëmtuar.
  • Reklamimi i dëmit duhet të paraqitet nga klienti pranë departamentit të Shërbimit ndaj Klientit.
  • Ne gjithashtu sugjerojmë për pajisjet që u lindin problematika jashtë periudhës së garancisë, ti drejtoheni servisit të autorizuar të digitech.al për të përfituar shërbim profesional nga staf i kualifikuar. Në këtë rast shërbimi do të tarifohet dhe dakordësohet ndërmjet jush.

Kjo garanci nuk është e vlefshme në rastet e mëposhtme:

  1. Pajisja nuk shoqërohet me këtë Fletë Garancie dhe faturën e blerjes që lëshohet nga subjekti i autorizuar.
  2. Pajisja dëmtohet fizikisht me ose pa dashje ose pajisjes i është dëmtuar pulla e garancisë (etiketa në trup të pajisjes). Në rast dëmtimi të produktit nga pakujdesia apo përdorimi i gabuar.
  3. Kur dëmtimet e produktit vijnë si pasojë e ndërhyrjeve nga personat e tretë, të cilët nuk janë të autorizuar nga digitech.al.
  4. Pajisja nuk është mirëmbajtur dhe nuk është përdorur në përputhje me udhëzimet që gjenden në manualin e përdorimit.
  5. Pajisja është dëmtuar nga MBITENSIONI, NËNTENSIONI, LUHATJET DHE GODITJET E TENSIONIT.
  6. Pajisja është dëmtuar nga fenomene dhe shkaqe natyrore.
  7. Pajisja nuk është montuar sipas parametrave teknike dhe konstatohet nga teknikët e digitech.al.
  8. Dëmtohet nga materiale likuide (lagështirë, lëngje të ndryshme) apo inerte (rërë, pluhur, insekte, etj).
  9. Problemet që i shkaktohen pajisjes (elektronike) që vijnë si pasojë e aplikacioneve të pa liçensuara të tipeve malware/viruse ose si pasojë e modifikimit dhe ndërhyrjes në sistemin operativ dhe komponentët e tij.
  10. Në pajisjet si celularë/tablet janë kryer modifikime të Root dhe Jailbreak.
  11. Funksionimi i pajisjes jo në përputhje me parametrat teknikë vjen si pasojë e funksionimit jo siç duhet ose konsumimit të aksesorëve shoqërues (bateri, karikues, kabëll, gominë, etj) apo pjesëve të konsumit si (baza e karikimit, filtra, llampe, telekomandë etj).
  12. Garancia nuk është e vlefshme për sende të brishta si qelqi, pjesët delikate ose sende të konsumueshme si llampa, gomina, filtra, karikues, bateri, etj
  13. Për çdo pajisje celular/tablet që pranohet në digitech.al është e detyrueshme nga prodhuesi të riprogramohet me versionin e fundit të sistemit operativ dhe të rikthehet në gjendje fillestare të fabrikës pavarësisht nga natyra e problemit për të cilin është paraqitur.
  14. Është përgjegjësi e konsumatorit që të bëjë kopje rezervë të të gjitha të dhënave, softuerit dhe programeve dhe t’i fshijë të gjitha të dhënat ekzistuese nga pajisja e tij para marrjes së shërbimeve.
  15. Humbjet e pjesëve të produktit.
  16. Keqpërdorimi i kapaciteteve të produktit.
  17. Grisjen apo dëmtimin fizik të produktit.
  18. Zëvendesimin e pjesëve të konsumit.

Ju mund të ktheni ose ndërroni produktin e blerë nga Ne për çfarëdolloj arsye brenda një periudhe 14 ditore. Por kujdes kthimi apo ndërrimi i produkti mund të bëhet vetëm nëse produkti është në parametrat e mëposhtëm: 1- Produkti duhet të jetë gjendje perfekte. 2- Produkti duhet të jetë pa shenja përdorimi. 3- Produkti duhet te përmbaje paketimin orgjinal dhe të gjitha aksesorët e përfshirë 4- Produkti duhet të ketë etikat dhe pullat e sigurisë të pahequra nëse përmban. 5- Kthimi duhet të shoqërohet me faturën e blerjes. 6- Rimbursimi bëhet brenda 7 ditëve nga momenti i kthimit të produktit. *Kosto e transportit të dërgimit të produktit te Ne dhe anasjelltas paguhen nga klienti. *Fillimisht bëhet kthimi i produktit për të konstatuar problemin nga teknika dhe pastaj procedohet me zëvendësimin e produktit. *Produktet e kthyera të mangëta, të dëmtuara, të përdorura ose të ndotura nuk mund të pranohen nga digitech.al.

Scroll To Top
Close
Close

Shopping Cart

Close

Shopping cart is empty!

Continue Shopping